Subscribe

Një krim i dyfishtë u shënua mesditën e kësaj të enjteje në qytetin e Peshkopisë.

 

26 vjeçari Qemal Sela vrau me armë zjarri automatik babain dhe nënën e tij, përkatësisht Flamur Sela 55 vjec dhe Zeqimete Sela 50 vjeçe.

 

Ngjarja e rëndë u regjistrua në lagjen e “Llixhave” në qytetin e Peshkopisë.

 

Policia e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes ka arritur të arrestojë autorin e këtij krimi të dyfishtë.

 

Ende nuk dihen shkaqet e vërteta të ngjarjes, ndonëse mësohet se i riu që kreu vrasjen është kthyer një ditë më parë nga emigracioni.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *