Subscribe

Ngjarja makabre që tronditi Pogradecin, ka vënë në lëvizje policinë. Zyrtarisht bëhet me dije se do të ketë një hetim më të thelluar sa i takon procedurave të ndjekura për gjendjen shëndetësore të 44 vjeçarit.

Mjekja e e familjes në qëndrën shëndetësore në Buçimas, Besjana Zyferi, thotë  se Olsi Çekiçi – qe vrau nenen e tij 70- vjecare – nuk është ndjekur si rast nga ana e saj, pasi nuk kishte dijeni për problemet e tij.

Mjeku psikiatër i spitalit të Pogradecit, Gentian Çala jashtë kameres, pranon se Çekiçi kishte dalë i përmirësuar nga spitali psikiatrik i Elbasanit. Por sipas tij, autori i krimit refuzonte kontrollet dhe mjekimin në vazhdimësi.

Burime të Vizion Plus sqaruan se diagnoza e përcaktuar nga mjeku psikiatër për Olsi Çekiçin është “Çrregullim psikotik i shkaktuar nga abuzimi me substancat”.

Ndërkohë, banorët e Buçimasit ndjehen ende të tronditur nga ngjarja.

Lënia rrugëve pa kujdes e pa kontroll e personave me probleme mendore është një histori e përsëritur në Shqipëri. Në vitin 2016, Jorgo Zani, një person skizofren i dalë nga spitali vrau kusheririn e tij vetëm 12-vjeç në Palasë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *