Subscribe

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Korfuz, ku një shqiptar ka vrarë vajzën e tij 28-vjeçare dhe më pas ka fshehur trupin e saj në kopshtin e shtëpisë.

 

Ngjarja ka ndodhur të mërkurën, kur dhe vajza u shpall e humbur nga partneri i 28-vjeçares.  Sipas mediave greke, babai shqiptar pas presionit të ushtruar nga policia ka pranuar se ka vrarë të bijën, pasi kishte lidhje intime me një shtetas afgan.

 

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Alepu në Korfuz. 28-vjeçarja Angjeliki Pjetri ka humbur jetën pas goditjeve të forta me armë të ftohta në kokë. Informacionet bëjnë me dije se ka qenë babai i viktimës ai që më pas ka drejtuar policinë në kopshtin pas shtëpisë, ku kishte fshehur trupin e të bijës, që e kishte mbuluar me shpejtësi e në panik e sipër.

 

Vrasësi është detyruar të dëshmojë pas këmbënguljes së policisë dhe gabimeve të shumta që e kanë tradhtuar gjatë hetimit policor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *