Subscribe

Edhe pas thirrjeve të përsëritura nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian për normalizimin e marrëdhënieve mes Prishtinës dhe  Beogradit, presidenti  serb, Aleksandër Vuçiç ka provokuar serish.

 

Në rrjetet sociale Vuçiç postoi hartën e Kosovës ku mbi të është ilustruar flamuri i Serbisë. Postimi u shoqërua me tekstin: Serbia nuk kërcënon, por as nuk harron.

 

ALEKSANDER VUÇIÇ

PRESIDENT NE SERBI

“Serbia sot nuk është e dobët, nuk kërcënon, por edhe nuk harron. Nuk do të lejojë që 17 Marsi të përsëritet. Ne nuk do të heshtim ndaj viktimave tona. Ne e dimë se çfarë ka ndodhur dhe ne e quajmë atë masakër”

 

Ky postim u kritikua ashpër edhe nga zyrtarët e Prishtinës, të cilët e cilësuan si një  agresion verbal serioz dhe kërkuan ndërhyrjen e ndërkombëtarëve .

 

 

Me herët Vuçiç në një intervistë për mediat tha se edhe pse kërkesa e ndërkombëtarëve është njohja reciproke, kjo nuk do të ndodh pasi shqiptarët sipas tij nuk janë gati për kompromis.

 

 

“Thelbi është se Palmer nuk e ka fshehur se ata po kërkojnë njohje të ndërsjellë, duke u bazuar tek letra e presidentit amerikan Joe biden. Edhe BE po kërkon normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve. Por në thjeshtë po kërkojmë për një kompromis dhe me aq sa kam vërejtur shqiptarët e Kosovës nuk janë ende gati.”

 

Shtet e Bashkuara kanë bërë vazhdimisht thirrje për rikthimin e palëve në tryezën e dialogut për arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *