Një lojë e rrezikshme me armë zjarri, është kthyer në një ngjarje të rëndë ku protagonistë janë 4 të rinj, njëri prej tyre i mitur.
Rigers Sylaj, 19-vjeç kishte thirrur tre shokë në banesën e tij në afërsi të Kthesës së Kamzës në orët e vona të mbrëmjes të së shtunës ku kanë festuar me alkool. Në këto momente Sylaj mori pistoletën që kishte pa leje dhe ua tregon shokëve. Pa ditur se ajo ishte e mbushur me plumba ai nisi të bëjë shaka duke iu drejtuar atyre. Fatkeqësisht Rigers Sylaj shprepi armën armën dhe plagosi me një plumb në kokë 17-vjeçarin, i cili ndodhet aktualisht në gjënde të rëndë për jetën në spital.
Menjëherë pas kësaj, tre të rinjtë kanë marrë të miturin dhe e kanë nxjerrë jashtë në oborrin e banesës dhe kanë lajmëruar policinë dhe ambulancën. Në dëshminë e tyre paraprake kanë thënë se kanë qënë duke qëndruar në oborr kur kanë dëgjuar të shtëna dhe një nga plumbat ka kapur në kokë shokun e tyre.
Por efektivët e krimeve të rëndë kanë patur dyshime se të rinjtë nuk po tregonin të vërtetën dhe i kanë pyetur sërish, e më pas ata kanë rrëfyer ngjarjen siç ndodhi.
Në pranga ka përfunduar 19-vjeçari Rigers Sylaj i akuzuar për plagosje e rëndë nga pakujdesia, veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës dhe armëmbajtje pa leje. Dy të rinjtë e tjerë, përkatësisht 20 dhe 22 vjeç akuzohen për veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës. Autori i ngjares së rëndë Rigers Sylaj është djali i një ushtaraku.





