Koronavirusi vuri në një sfidë të paparë edhe shkencëtarët: Gjetja e një vaksine kundër COVID-19. Shpejtësia me të cilën po përhapet koronavirusi do të thotë se edhe shkencëtarët duhet të përshpejtojnë kërkimet e tyre.

 

Për këtë qëllim u ndërtua superkompjuteri “Summit”, i cili ka kryer mijëra analizime mbi komponentët e drogës e të medikamenteve që mund të ndalojnë në mënyrë efektive virusin nga infektimi i qelizave pritëse. Superkompjuteri ka identifikuar 77 kimikate që mund ta bëjnë diçka të tillë. Ky është një hap shumë i madh dhe premtues për të krijuar vaksinën kundër virusit “kinez”.

 

Studiuesit në Laboratorin Kombëtar “Oak Ridge” publikuan gjetjet e tyre në revistën “ChemRxiv”.

 

“Arritja e këtij rezultati nuk do të thotë se ne kemi gjetur kurën kundër koronavirusit”, tha Jeremy Smith, drejtues i “Oak Ridge”. Por gjetjet mund të ndihmojnë për studimet e tjera, të cilat janë shumë të nevojshme për të gjetur vaksinën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *