Pesë shtetas janë arrestuar orët e fundit nga policia e Tiranës për vepra të ndryshme penale.
Ngjarja më e rëndë është ajo e goditjes me sende të forta të një punonjëse të policisë rrugore tek rruga e “Elbasanit”.
Për këtë incident është arrestuar në flagrancë shtetasi V.M., 56 vjeç.
Përsonat e tjerë që u prangosën nga uniformat blu akuzohen për ndërtime pa leje, thyerje të masës së sigurisë “Arrest Shtëpie”, drejtim motori pa lejen e duhur si dhe drejtim mjeti në gjëndje të dehur.





