Subscribe

Këshilli i Ministrave miratoi këtë të premte një paketë të ndryshimeve ligjore që ndalon përfitimin e të mirave publike nga persona fizikë apo individë të dënuar për një sërë veprash të rënda penale që lidhen me krimin e organizuar, trafikimin dhe terrorizmin dhe korrupsionin.

 

Në një deklaratë për mediat, ministrja Etilda Gjonaj tha se nëse deri më sot përjashtoheshin vetëm subjektet juridikë të dënuar, me paketën e re ligjore asnjë kompani që ka administratorë të dënuar nuk do të përfitojë tendera publikë.

 

Gjonaj tha se ndryshimet janë në përputhje të plotë me direktivat e BE-së

 

“Do u ndalohet çdo lloj mundësie që kjo kategori individësh, shoqërish tregtare dhe aksionere dhe përfaqësues të tyre të përfitojnë para nga taksapaguesit shqiptarë apo të përfitojnë mbështetje financiare nga fondet publike për ushtrimin e aktivitetit të tyre fitimprurës. Nëse deri më sot në bazë të ligjeve në fuqi përjashtoheshin vetëm subjekti juridik i dënuar më parë, me hyrjen në fuqi të paketës së re do të përjashtohen edhe aksionerët, administratorët apo individë të tjerë me rol vendimmarrës në këto shoqëri tregtare të cilat janë ose kanë qenë të dënuar në cilësinë e tyre individuale. Me këtë paketë ligjore parashikohet që nuk do të mund të përfitojnë tendera publikë apo koncesion asnjë kompani që jo vetëm rezulton e dënuar si subjekt juridik por dhe në rastet kur të dënuar rezultojnë administratorët, përfaqësuesit, drejtuesit, ortakët apo aksionerët.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *