Në verë, kur librat zakonisht lihen mënjanë për pushimet, në Bibliotekën Publike “Qemal Baholli” në Elbasan ndodhi e kundërta.
Fëmijë dhe gjyshër u ulën bashkë mes librave dhe përrallave të Andersenit, duke sjellë në bibliotekë jo vetëm historitë e njohura të fëmijërisë, por edhe kujtimet që kalojnë nga një brez tek tjetri.
“Ne i edukojmë me përrallat dhe jemi gjyshër shumë të lumtur që po rrisim një brez të tillë.”
“Janë përrralla që kanë moral brenda dhë këtë moral po përpiqemi tu japim fëmijëve.”
“Qëllimi kryesor i këtij aktiviteti është të mbledhim fëmijët, edhe pse është periudhë vere. Dëshira jonë është që ato të jenë sa më pranë librit, sa më pranë bibliotekave. Dhe një kënaqësi e madhe është që unë sot të pranishëm kam dhe gjyshërit. Gjyshërit, ato të cilët krijojnë kujtime me fëmijët. Pra, edukata fillon që në familje, me leximin e librit. Dhe ato çka neve na mbeten në kujtesë jo vetëm janë, jo vetëm historitë e librave, por ajo që është më e bukur është historia që krijojnë fëmijët me gjyshërit e tyre”, thotë Elisa Janku, drejtoreshë e bibliotekës publike “Qemal Baholli”, Elbasan.
Përrallat e Andersenit, janë më shumë se tregime me të cilat janë rritur. Brenda tyre ka mësime që gjysherit duan t’ua përcjellin edhe fëmijëve.





