E diel, 1 Nëntor 2026 Safir deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Eat And Traditë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 6 minuta më parë
Vendi

Klos/ Zjarr në fshatin Kujtim, era favorizon flakët, rrezikohen banesat

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë pasditen e kësaj të hëne fshatin Kujtim, në Njësinë Administrative Suç në Bashkinë Klos.

Fillimisht, flakët janë shfaqur në disa sipërfaqe me barishte, por më pas zjarri ka dalë jashtë kontrollit.

Si pasojë, janë djegur disa mullar me bar dhe pemë frutore, ndërsa flakët janë përhapur në një zonë me pyll pranë fshatit dhe po afrohen rrezikshëm drejt banesave.

Në vendngjarje ndodhen punonjës të Bashkisë Klos, forcat zjarrfikëse, banorë të zonës, si dhe shërbimet e Policisë, të cilat po ndihmojnë në përballimin e situatës.

Reklamë

Banorët kanë bërë apel për shtimin e forcave në terren, pasi zjarri vijon të përhapet nga era e fortë dhe rreziku për banesat mbetet i lartë.

Ndërkohë, paraprakisht dyshohet se zjarri mund të jetë i qëllimshëm. Policia ka nisur verifikimet për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e rënies se zjarrit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë