E hënë, 12 Tetor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Ministri Nufi takon pilotët e Forcës Ajrore: Mirënjohje për përkushtimin në luftën kundër zjarreve

Ministri i Mbrojtjes, z. Ermal Nufi zhvilloi një takim me pilotët e Forcës Ajrore në Bazën Ajrore të Farkës, në një moment kur efektivët e Forcave të Armatosura janë të angazhuar intensivisht në përballimin e situatave të krijuara nga zjarret gjatë sezonit veror.

Të pranishëm në këtë takim ishin gjjthashtu Shefi i Shtabit të Përgjjthshëm të FA, Gjenerallejtënant Arben Kingji; Komandanti i Forcave Ajrore, Gjeneral Brigade Edmond Voci; pilotë të Forcës Ajrore, si dhe oficerëve të menaxhimit të dronëve.

Reklamë

Ministri Nufi e vlerësoi këtë takim si një mundësi për të përcjellë drejtpërdrejt mirënjohjen dhe falënderimin për pilotët, të cilët me profesionalizëm, përkushtim dhe sakrificë janë vënë në shërbim intensiv ndaj komuniteteve të prekura nga zjarret gjatë sezonit veror.

Ministri vlerësoi angazhimin e tyre në misionet ajrore, duke theksuar rëndësinë e rolit që Forcat Ajrore kanë në përballimin e emergjencave dhe në mbrojtjen e jetës, pronës dhe mjedisit.

Reklamë

Në këtë takim të shkurtër, mesazhi ishte i qartë dhe i drejtpërdrejtë: mirënjohje për çdo orë fluturimi, për çdo mision dhe për gatishmërinë për të qenë në terren, në kushtet më të vështira.

“Faleminderit për sakrificën, për guximin dhe për përkushtimin tuaj. Në çdo mision, ju tregoni se çfarë do të thotë të jesh në shërbim të vendit dhe qytetarëve.” – iu është drejtuar pilotëve, Ministri i Mbrojtjes, z. Ermal Nufi.

Pilotët e Forcës Ajrore vijojnë të jenë një hallkë e rëndësishme e kapaciteteve të Forcave të Armatosura në përballimin e emergjencave civile, duke dëshmuar profesionalizëm dhe përkushtim në çdo moment.

Vazhdo të lexosh

Reklamë