Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Vodafone Banner
08 June 2026
Vizion fokus

Rama-protestuesve: Nuk do e bëjmë Shqipërinë si legjenda e...

FOTO/ 35-vjetori i PS-së në Shkodër, Rama shfaqet me...

Protestat, Rama: PS nuk e ka tradhtuar kurrë interesin...

35 vjetori i PS, Rama nga Shkodra: Do na...

“Zvërneci”/ Qytetarët mblidhen në sheshin “Skënderbej”, marshojnë drejt Kryeministrisë

Netanyahu: Irani dhe Hezbollahu janë më të dobët se...

Siria rihap hapësirën ajrore dhe aeroportin e Damaskut

35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protestë në Shkodër

Irani ngre alarmin për Libanin jugor: Nëse sulmet vazhdojnë,...

Përshkallëzimi i konfliktit me Iranin, Netanyahu mbledh sot Kabinetin...

Gjermania i dhuron Policisë së Shtetit pajisje dhe automjete me vlerë 345 mijë euro

14 Shkurt 13:15

Policia Federale Gjermane dhe Zyra Federale Kriminale Gjermane (BKA), kanë suportuar në mënyrë të vazhdueshme punën e Policisë shqiptare.

Donacioni i rradhës për Policinë e Shtetit përfshin pajisje dhe automjete me vlerë rreth 345 000 euro, në funksion të përmbushjes efektive të detyrave nga Departamenti për Kufirin dhe Migracionin, Departamenti për Sigurinë Publike, Instituti i Policisë Shkencore dhe Departamenti për Policinë Kriminale.

Donacioni përfshiu automjete, jelekë mbrojtës, laptopë, programe, pajisje për leximin e dokumenteve, komplete pajisjesh mbrojtëse, radio komunikimi dhe uniforma taktike.

Ceremonia e dhurimit u organizua në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, ku Drejtori i Përgjithshëm, Ilir Proda dhe drejtues të lartë të Policisë, mirëpritën Ambasadorin e Gjermanisë Karlfried Bergner, i cili dorëzoi pajisjet dhe automjetet.

Gjatë ceremonisë, Proda shprehu mirënjohje të thellë për miqtë solidë të Policisë shqiptare, partnerët gjermanë, të cilët e demonstrojnë në mënyrë të vazhdueshme besimin e tyre te profesionalizmi dhe korrektesa e efektivëve të Policisë së Shtetit.

Gjithashtu, Drejtori garantoi se pajisjet dhe automjetet e destinuara për sektorët kyç të Policisë së Shetit, do të rritin dukshëm rezultatet e punës së tyre, përsa i përket rritjes së performancës dhe standardeve të policimit, si dhe progresimit të luftës kundër krimit të organizuar dhe trafiqeve.

Më tej, Drejtori siguroi Ambasadorin Bergner, se Policia e Shtetit mbetet plotësisht e angazhuar për intensifikimin e bashkëpunimit me agjencitë ligjzbatuese gjermane, me qëllim përmbushjen e objektivave të përbashkët.

Ndërkaq, Ambasadori Bergner theksoi rolin e rëndësishëm të Policisë së shtetit shqiptar në ndërtimin e shtetit të së drejtës, i cili është qëllimi i anëtarësimit në BE.

Ai u shpreh që urat e konsoliduara të partneritetit ndërmjet policisë shqiptare dhe policisë gjermane janë ndërtuar me kontribut reciprok dhe duke patur prioritet luftën e përbashkët kundër krimit.

Ambasadori garantoi se bashkëpunimi me Policinë e Shtetit do të vijojë të jetë konkret dhe direkt nëpërmjet donacioneve, trajnimeve, skuadrave të përbashkëta hetimore, shkëmbimit të metodave dhe praktikave, si dhe nëpërmjet operacioneve me impakt ndërshtetëror.

/vizionplus.tv

Posted Under:
Anash Vendi
Tagged:
ilir proda Policia Gjermane Policia Shqiptare

Nga e njëjta kategori

FOTO/ 35-vjetori i PS-së në Shkodër, Rama shfaqet me bluzë me flamingo

më shumë...

“Zvërneci”/ Qytetarët mblidhen në sheshin “Skënderbej”, marshojnë drejt Kryeministrisë

më shumë...

Netanyahu: Irani dhe Hezbollahu janë më të dobët se kurrë

më shumë...

Siria rihap hapësirën ajrore dhe aeroportin e Damaskut

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner Lemon Soda

Minute pas minute

7:31

Rama-protestuesve: Nuk do e bëjmë Shqipërinë si...

7:06

FOTO/ 35-vjetori i PS-së në Shkodër, Rama...

7:04

Protestat, Rama: PS nuk e ka tradhtuar...

6:50

35 vjetori i PS, Rama nga Shkodra:...

6:36

“Zvërneci”/ Qytetarët mblidhen në sheshin “Skënderbej”, marshojnë...

5:59

Netanyahu: Irani dhe Hezbollahu janë më të...

5:57

Siria rihap hapësirën ajrore dhe aeroportin e...

5:26

35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protestë...

5:18

Parashikimi i motit për ditën e martë,...

4:54

Irani ngre alarmin për Libanin jugor: Nëse...

4:34

Moti i keq, bllokohet qarkullimi në aksin...

4:09

Përshkallëzimi i konfliktit me Iranin, Netanyahu mbledh...

4:00

Tabaku: Protesta kundër sistemit

3:50

Detaje nga ekzekutimi në Kamëz/ 10 gëzhoja...

3:21

PS-PD: “OK” amnistisë në parim, 380 të...

3:08

Vrau 27-vjeçarin në Kamëz, policia kërkon bashkëpunimin...

3:05

“Sara, Romiri dhe Iliri nuk meritojnë finalen”/...

3:05

BE: Mbroni këngën e shpendëve! Humbja e...

2:47

PD “plotëson” kërkesat e protestuesve, opozita i...

2:42

BE përshendet zgjedhjet në Kosovë: Liderët politikë...

Më të klikuarat

  • Sherri në kalçeto! Ky është 39 vjeçari që vrau shokun, polic...
  • Lajmet e papritura do vendosin gjithçka! Horoskopi javor nga...
  • Të shtëna me armë zjarri në Kamëz, humb jetën te Trauma i ri...
  • Vrasja në Kamëz, identifikohet autori
  • “Sara, Romiri dhe Iliri nuk meritojnë finalen”/...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.