Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
10 July 2026
Vizion fokus

“Jehona e një turpi alla shqiptarçe”, Rama: Pengmarrësit e...

Dita e 41-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në...

Ambasadori i OSBE nga Korça: Protestat janë një aspekt...

Shpërdoroi detyrën, AMP arreston policin në Dibër

Muçi nuk është më lojtari më i shtrenjtë te...

Makinat përplasen kokë më kokë në aksin Fier-Vlorë, një...

De la Fuente paralajmëron Belgjikën: Më e mira e...

Dita e 41-të e protestës, nis grumbullimi i qytetarëve

Dy banesa përfshihen nga zjarri në Durrës

Ish-ministrja e Burgjeve në Britani gjendet e vdekur, dyshime...

Protestat, Rama: PS nuk e ka tradhtuar kurrë interesin kombëtar, sot u bënë ambientalistë ata që dje heshtnin kur në Shqipëri vriteshin zogjtë

8 Qershor 19:04

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në Shkodër në takimin me socialistët në kuadër të 35-vjetorit të PS, është ndalur edhe te protestat që po zhvillohen në Tiranë dhe në disa qytete të Shqipërisë.

Rama theksoi se i kupton shqetësimet e qytetarëve, por nuk pranon pjesën ku PS akuzohet për “shitje të atdheut”, pasi është forca politike që, sipas tij, e ka treguar ndër vite se nuk e ka tradhtuar kurrë interesin kombëtar.

Ai ironizoi edhe ata që, sipas tij, duan të kapin protestën, duke shtuar se sot janë bërë papritur ambientalistë, por kanë heshtur kur në Shqipëri nuk kishte zogj.

“Ishte një patriot dje që thoshte se Rama po ul çmimet e biletave që të ikim nga Shqipëria, por çfarë do ky patrioti? Që të rrisnim çmimet? Jetojmë në një hapësirë ku themi gjithçka, por nuk mbajmë përgjegjësi për atë që themi.

Shpërthyen papritur ambientalistët dhe ata që bërtasin ‘Çohuni nga kafet’, mos rrini ulur, ‘Për Shqipërinë e Re’, po për çfarë? Si papritur këta u zgjuan një ditë dhe të gjithë u bënë ambientalistë, dhe po kërkojnë shpëtimin e Shqipërisë nga unë dhe nga ju.

Ku ishin këta kur në Shqipëri kërciste gjuetia ilegale dhe vriteshin përditë zogj e kafshë që janë specie të mbrojtura? Ku ishin këta kur Shqipëria kishte në fuqi ligjin e importit të plehrave? Ku ishin këta kur pyjet ishin vendi ku dëgjohej vetëm sharra elektrike?

Nuk i kërkon askush llogari atyre që në atë kohë ishin 10-vjeç. Unë nuk e kam me ta, por me ata që po bëjnë çmos që të marrin peng dhe ta çojnë në drejtim të paditur atë shqetësim të natyrshëm dhe nevojë legjitime të shumë qytetarëve që u ndien papritur përpara një alarmi.

Sepse papritur morën vesh që ka një plan djallëzor për të ‘shitur’ Shqipërinë, për të shkatërruar një habitat natyror, e pastaj për të sjellë aty ca thoshin palestinezë, ca izraelitë, ca masivë betoni. I kuptoj ata, i kuptoj ditën e parë, por nuk i kuptoj më kur shkojnë mbas berihait dhe kur, ca nga fakti që nuk dinë, ca nga fakti që nuk duan ta dëgjojnë, harrojnë se me kë kanë të bëjnë.

Kur them me kë kanë të bëjnë, kam parasysh ekzaktësisht veten time, qeverinë tonë, shumicën qeverisëse. Harrojnë që kanë të bëjnë me një forcë që mund ta kritikosh për shumëçka, por nuk mund t’i drejtosh gishtin si një forcë që ka tradhtuar interesin kombëtar. Nuk e ka bërë dje, nuk e ka bërë sot dhe nuk e ka bërë kurrë”, tha Rama.

Posted Under:
Kryesoret Politike
Tagged:
Protesta rama Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

“Jehona e një turpi alla shqiptarçe”, Rama: Pengmarrësit e protestës së flamingove organizuan një sulm kriminal ndaj turizmit

më shumë...

Dita e 41-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugë

më shumë...

Ambasadori i OSBE nga Korça: Protestat janë një aspekt normal i jetës demokratike

më shumë...

Dita e 41-të e protestës, nis grumbullimi i qytetarëve

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

9:53

“Jehona e një turpi alla shqiptarçe”, Rama:...

9:37

Dita e 41-të e protestës, qytetarët nisin...

9:27

Ambasadori i OSBE nga Korça: Protestat janë...

9:00

Kurti pas takimit me Abdixhikun: Jemi të...

8:55

Shpërdoroi detyrën, AMP arreston policin në Dibër

8:39

Vetëm 5 minuta ecje pas vakteve mund...

8:00

Muçi nuk është më lojtari më i...

7:41

Makinat përplasen kokë më kokë në aksin...

7:27

De la Fuente paralajmëron Belgjikën: Më e...

7:08

Dita e 41-të e protestës, nis grumbullimi...

7:06

Dy banesa përfshihen nga zjarri në Durrës

6:56

Ish-ministrja e Burgjeve në Britani gjendet e...

6:47

Zbardhet biseda Trump-Netanyahu, çfarë u diskutua

6:34

“Ndëshkohen” vajzat dhunuese/ Njëra prej tyre dërgohet...

6:03

A e dini se librat mund t’ju...

5:31

Tajfuni “Bavi” i afrohet ishujve, Japonia në...

5:19

“Shqipëria nuk ndalet”, Rama jep lajmin e...

5:06

Parashikimi i motit për ditën e shtunë

4:48

Shqipëria dhe Mali i Zi do të...

4:35

Panik në fluturimin nga Selaniku në Gjermani,...

Më të klikuarat

  • Vrau gruan në derën e shtëpisë, kamerat e sigurisë filmojnë...
  • Vrasja me armë në Kurbin, zbulohet identiteti i viktimës (EM...
  • Me mbi 100 km/h, policia i heq patentën për 1 vit vajzës, gj...
  • Dënohet me burg 80-vjeçari në Itali, për 4 vite dhunoi dhe t...
  • Policia, plan masash për koncertin, rruga dytësore do të jet...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.