Një 52-vjeçar është gjetur pa shenja jete në banesë, në lagjen nr.8 të Korçës.
“Rreth orës 17:45, në lagjen nr. 8 Korçë, në banesë, është gjetur i pajetë shtetasi A. V., rreth 52 vjeç”, thuhet në njoftim.
Policia bën me dije se nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune.
Dyshohet se ky shtetas ka humbur jetën për shkaqe natyrale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të humbjes së jetës të 52 vjeçarit./vizionplus.tv





