E martë, 6 Tetor 2026 Film TV deri në 22:30 Në vijim ora 22:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Disa fshatra në Pogradec në terr, një defekt në rrjet i lë pa energji elektrike

Në bashkinë e Pogradec, prej disa orësh fshatrat Lin, Hudenisht dhe Piskupat janë përballur me mungesë të energjisë elektrike për shkak të një defekti në rrjet.

Sipas informacioneve paraprake, në terren janë angazhuar katër grupe pune, të cilat po punojnë për lokalizimin dhe riparimin e avarisë, me qëllim rikthimin sa më të shpejtë të energjisë për banorët e zonës.

Puna po vijon intensivisht edhe gjatë orëve të mbrëmjes, ndërsa pritet që situata të normalizohet menjëherë pas eliminimit të defektit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë