E hënë, 19 Tetor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

“Tërmet” te Milani! Shkarkohen Tare, Alegri, Furlani dhe Monkanda pas turpit në kampionat

Një “tërmet” i fortë ka tronditur kuqezinjtë e Milanit ditën e sotme pas turpërimit mbrëmjen e djeshmë ku u mundën nga Kaljari në “shtëpi” dhe përfunduan jashtë zonës Champions.

Mediat italiane se pronari Xherri Kardinale ka “prerë kokat” Igli Tares, Masimiliano Alegrit, Xhorxho Furlanit dhe Xhefri Monkadas.

Reklamë

Ndërkohë i vetmi që nuk është prekur është Zlatan Ibrahimoviç. Ky i fundit mban pozicionin e këshilltarit. Madje, Ibra pritet të ketë më tepër rol në revolucionin që ka nisur.

Kujtojmë se Igli Tare emërohej një vit më parë. Për 52-vjeçarin nga Vlora ishte eksperienca e dytë si drejtor sportiv në Seria A. Më parë ishte pjesë e Lacios.

Vazhdo të lexosh

Reklamë