E hënë, 19 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Dy medalje për Shqipërinë në Botërorin e Karatesë

Shqipëria ka shënuar një sukses të rëndësishëm në Kampionatin Botëror të Karatesë, që po zhvillohet në Bielsko-Biala të Polonisë, ku Neevis Hasani dhe Armando Muça kanë fituar medalje bronzi në kategoritë Junior.

Neevis Hasani u rendit mes tre më të mirëve në botë në peshën deri në 55 kg, ndërsa Armando Muça siguroi medaljen e bronztë në kategorinë deri në 76 kg.

Reklamë

Të dy sportistët shqiptarë zhvilluan paraqitje të shkëlqyera, duke regjistruar disa fitore dhe duke triumfuar në ndeshjet vendimtare për medalje.

Ky rezultat përbën një arritje të rëndësishme për karatenë shqiptare dhe dëshmon talentin, përkushtimin dhe potencialin e sportistëve të rinj në arenën ndërkombëtare.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.