“Rama po u jep policëve 2500 euro nga taksat e protestuesve”, avokati: Po çon drejt vëllavrasjes, prokuroria të reagoj

Avokati penalist Altin Kaziaj ka reaguar për situatën e rëndë që është krijuar nga protesta e studentrëve, e cila sot ka hyrë në ditën e 7-të të saj.
Në një lidhje live me edicionin maratonë të lajmeve në Vizion Plus, avokati ka kërkuar ndërhyrjen e prokurorisë për veprimet e policisë, të cilët janë pa numër identifikimi dhe bëjnë shoqërimin e të rinjve.
Teksa komentoi edhe deklaratën e kryeministrit Edi Rama për shpërblim 2500 euro për policët, avokati tha se këto të ardhura do të merren nga taksat e protestuesve.
“Policia kriminale nuk po ikën në një aksion të të shumëkërkuarve dhe nuk i duhet numri i identifikimit. Këta janë ca mercenarë, të veshur me të zeza, ccedojnë në punën e tyre. Rama u thotë do u jap nga 2500 euro po të veproni në kundërshti. Rama me leketë e taksave të protestuesve, ja u jep p[olicëve. Kjo është e papranueshme. Prokuroria duhet të reagojë. Mendoni për një ccast që turma të shkojë pranë një burgu dhe të ccoj në lirimin e të burgosurve. Rama po përfiton nga rasti i një halli të madh që ka dhe po ccon drejt vëllavrasjes.
Në ccdo shtet të botës ku ndodhin demostrata, janë të dhunshme. Këto janë mosbindje civile. 90% e policëve shqiptarë janë patronazhistë të partisë në pushtet që do bëjnë më të mirën e tyre të mbajnë vendin e punës”, tha avokati për Vizion Plus.




