E hënë, 19 Tetor 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Aksident në Vaqarr, lëndohen disa fëmijë dhe një grua shtatzënë

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Vaqarr, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.

Gazetari i vizion Plus, Esido Barkaj, mëson se një makinë e drejtuar nga një grua shtatzënë në të cilën ndodheshin edhe 6 fëmijë të tjerë të cilit ishin nisur për të luajtur kalçeto, ëhstë përplasur me një tjetër mjet në rrugë.

Reklamë

Si pasojë e aksidentit disa prej fëmijëve janë plagosur lehtë, ndërsa në gjendje të mirë shëndetësore është edhe gruaja shtatzënë.

“Rreth orës 19:05, në Vaqarr, automjeti me drejtuese shtetasen Xh. Sh. është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin A. P.

Reklamë

Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar 6 fëmijë të mitur, të moshave 6-10 vjeç, të cilët udhëtonin si pasagjerë në automjetin që drejtohej nga shtetasja Xh. Sh., si dhe vetë drejtuesja e këtij automjeti. Të dëmtuarit po marrin mjekim në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, thuhet në njoftim.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë