Protesta e dhunshme, ish-kandidati: Jam goditur me shkopinj hekuri

Ish-kandidati Ndrec Pjetri ka ngritur shqetësime për mënyrën se si policia po vepron gjatë protestave, duke pretenduar se efektivët përdorin mjete të papranueshme.
Në një lidhje të drejtpërdrejtë në emisionin “Të paekspozuarit” në Vizion Plus, Pjetri tha se ai vetë është goditur me shkopinj hekuri.
Sipas Pjetrit, si protestuesit, ashtu edhe punonjësit e policisë po bëhen viktima të situatës, ndërsa u bëri thirrje drejtuesve që të mbajnë qëndrim të barabartë ndaj të dyja palëve.
“Policia pse përdor armë që s’janë të pranueshme në protestë? Jam goditur me shkopinj hekuri, se ka pamje. Protestuesit merren nga rruga e madhe dhe përplasen në burg. Si policët, si ne, jemi viktimat. Drejtuesit duhet ta kenë sjelljen të barasvlershme për të dyja palët. Por ka një problem, se duket se qeverisë po i mbarojnë policët”, tha ish-kandidati Ndrec Pjetri.
/vizionplus.tv




