Moza dhe Zhaku do të shkojnë tek Fakiri.
Ky ishte dënimi që Agai vendosi ndaj tyre për thyerje të rregullave dhe mos përfshirjes në punë dhe sfida.
Moza dhe Zhaku nuk do të shkojnë në pjesën tjetër të fermës, përveç së kur do të ketë sfida të përbashkëta.
Po ashtu, as fermerët e tjerë nuk do të shkojnë afër Fakirit për të biseduar me dy fermerët e dënuara.
Kush prej tyre i flet Zhakut dhe Mozës, do të rrezikojë përjashtimin nga ferma.





