E martë, 3 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 10 orë më parë
Video · Vendi

Durrësi hap sezonin turistik, operatorët presin rritjen e numrit të pushuesve

Durrësi hapi sot zyrtarisht sezonin veror. I kthyer vitet e fundit në një destinacion të vizitueshëm në çdo stinë të vitit, gjatë 3 muajve të verës Durrësi regjistron zakonisht flukset më të larta turistike, kjo për shkak të kthimit në atdhe të emigrantëve, shqiptarëve të diasporës, por edhe të huajve që e zgjedhin qytetin si destinacion për pushimet e tyre.

Me rastin e hapjes së sezonit veror, bashkia ka planifikuar një sërë aktivitetesh, të shtrira përgjatë 2 ditëve të fundjavës.

Vija bregdetare, pas përfundimit të zgjerimit si dhe pastrimit e plugimit të rërës është gati për flukset turistike.

Me hapjen pak javë më parë të Muzeut Arkeologjik dhe atij Etnografik, Durrësi ofron tashmë për të gjithë adhuruesit e turizmit kulturor gjithë potencialin e trashëgimisë kulturore që disponon.

Ndërkohë, gjatë 3 muajve të verës është parashikuar një kalendar i pasur me aktivitete kulturore dhe artistike kombetare dhe nderkombetare si koncerte, festivale, shfaqe teatrale etj.

Më shumë video

Reklamë