Detaje të reja kanë dalë në dritë nga aksioni i Operacionales dhe agjentëve të BKH për arrestimin e Ergys Agasit.
Gazetari i Vizion Plus Esido Barkaj ka siguruar një foto nga autostrada në zonën e Plepave, ku Agasi ka tentuar t’i shpëtojë policisë përmes një parakalimi.
Lexo edhe :
Related Posts
Ai është bllokuar nga efektivët, duke e neutralizuar dhe duke mos e lejuar të largohet.
Agasi ndodhej në makinë së bashku me ish-punonjësin teë policisë, Uljan Shpataraku, edhe ky i arrestuar.


Prokuroria e Posaçme e akuzon Agasin, së bashku me biznesmenin Ermal Beqiraj, për përfshirje në një grup të strukturuar kriminal të dyshuar për manipulimin e tenderave të AKSHI-t, ndërsa hetimet përfshijnë edhe pretendime për përdorim të dhunës dhe pengmarrje.
Ndërkohë Uljan Shpataraku u shpall në kërkim në 6 gusht të këtij viti, pasi pas një debati në një lokal në Dhërmi kërcënoi me armë kamarierin dhe administratorin.






