Ditën e premte në orën 09:30 do të zhvillohet seanca parapraka për biznesmenin Ergys Agasi.
Gazetarja e Vizion Plus, Blerina Cene, mëson se biznesmeni Agasi do të dalë jetë të premte para togave të zeza të GJKKO.
Lexo edhe :
Related Posts
Kujtojmë se Agasi u arrestua një ditë më parë në rrugën e Plepave në Durrës, ndërsa në makinë me të ndodhej edhe ish-efektivi Uljan Shpataraku.
Prokuroria e Posaçme e akuzon Agasin, së bashku me biznesmenin Ermal Beqiraj, për përfshirje në një grup të strukturuar kriminal të dyshuar për manipulimin e tenderave të AKSHI-t, ndërsa hetimet përfshijnë edhe pretendime për përdorim të dhunës dhe pengmarrje.
Ndërkohë Uljan Shpataraku u shpall në kërkim në 6 gusht të këtij viti, pasi pas një debati në një lokal në Dhërmi kërcënoi me armë kamarierin dhe administratorin.







