Subscribe

Festivali Ndërkombëtar i Teatrit te Kukullave këtë vit zhvillohet në Tiranë. Dymbëdhjetë trupa nga gjithë bota do të shpalosin magjinë e kukullave për fëmijët.

 

 “Unë kam 4 vite që punoj si kryetar i Bashkisë së Tiranës dhe e kam bërë me shumë dashuri, por ndoshta nuk i kemi bërë të gjitha gjërat, por një gjë për të cilën nuk bëhem pishman kurrë është që për herë të parë i kemi kushtuar kaq shumë vëmendje fëmijëve, kur vjen puna tek këndet e lojërave, kopshtet, çerdhet. Jam shumë i lumtur që përveç asaj paradites që kalohet në institucionet e Bashkisë, ne kemi edhe pasditet dhe fundjavat dhe kemi mundësi që edhe fundjavat t’i kemi shumë argëtuese”

 

Veliaj nderoi me titullin “Mirënjohja e qytetit të Tiranës”, aktoren veterane të “Teatrit, Shegushe Bebeti.

 

“Për breza të tërë qytetarësh, artdashës të teatrit, aktorja ka ndikuar në zbavitje, në argëtim, por edhe në edukimin qytetar të tyre, duke u bërë në të njëjtën kohë personazhi, por edhe aktorja e tyre e preferuar. Ndaj Bashkia e Tiranës në shenjë nderimi për veprimtarinë shumëvjeçare të aktores sonë të mrekullueshme, i jep titullin mëse të merituar “Mirënjohja e qytetit të Tiranës.”

 

Festivali do të zgjasë deri ne 9 Maj, ku për fëmijët do të vihen në skenë shumë shfaqje teatrore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *