Vijon puna e Policisë së Shtetit për evidentimin dhe ndëshkimin e rasteve të ndërtimeve pa leje në kryeqytet.
Në këtë kuadër, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 kanë arrestuar në flagrancë një 57-vjeçar, i cili dyshohet se ka ndërtuar pa leje një objekt banimi në taracën e një pallati në rrugën “Frederik Shiroka” në Tiranë.
Sipas burimeve zyrtare, shtetasi S. S. ka shfrytëzuar hapësirën e përbashkët të godinës për të ngritur ndërtimin, pa pasur leje nga autoritetet përkatëse.
Pas verifikimeve në terren, policia ka konstatuar shkeljen dhe ka ndërhyrë menjëherë, duke e arrestuar në flagrancë 57-vjeçarin.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë, ndërsa ndaj tij rëndon vepra penale “Ndërtimi i paligjshëm”.
Autoritetet bëjnë me dije se kontrollet dhe operacionet për evidentimin e ndërtimeve pa leje do të vijojnë në të gjithë territorin e Tiranës.
/vizionplus.tv





