Subscribe

Reality Show qe promovon vlerat e jetës, nisi rrugëtimin e tij mbrëmjen e se martës ne Vizion Plus me historinë e pazakonte te familjes Abazi.

 

Familja përbëhet nga 5 anëtarë, Durimi, Blerina, Hana, Dora dhe me i vogli Blini 2 muajsh. Ne korrik te këtij viti shtëpia e tyre u shkrumbua nga flaket. Familja e mbetur pa strehe iu drejtuan stafit te “Nga e Para” për ndihme dhe përgjigja nuk vonoi.

 

Ëndrra u be realitet pasi ata ishin përzgjedhur për t’ia nisur “Nga e Para”.

 

Teksa stafi nisi nga puna për rindërtimin e shtëpisë, familjes i desh te largohej për pak dite, për t’u rikthyer serish ne një realitet te ri. Surprizat ne këtë puntatë ishin rezervuar për Hanën. Një mundësi me shume për t’u bere një balerine e suksesshme, ndërkohë një surprize e këndshme iu be edhe nga shokët e shoqet e klasës, te cilët i kishin përgatitur asaj disa dhurata. Por Hana kishte edhe një peng tjetër, nga djegia e shtëpisë ajo kishte humbur edhe Fletët e Lavdërimit, te cilat me ndërmjetësimin e Drejtoresh se Shkollës iu mundësua t’i ketë serish.

 

Ditët kaluan shpejt dhe 5 anëtarët e familjes Abazi u rikthyen ne banesën tërësisht te transformuar. Misioni u përmbush me sukses dhe për familjen Abazi jeta nisi nga e para, ndërkohë qe rrugëtimi ndalet te martën e ardhshme tek një tjetër stacion.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *