Ndarja e roleve të “Përralla nga e kaluara” ka shkaktuar shumë debate në “Ferma VIP”.

Albano si regjizor ka vendosur ndarjen e roleve përfundimisht si dhe tha se nuk do të ketë më asnjë ndryshim tjetër.

Valeri si producent komunikoi tre ndryshimet e roleve dhe nisën provat për shfaqen.

“Regjisori është bezdisur herë pas here për situatat që kanë ndodhur këtu. Nga tani e tutje vetëm ça të keni paqartësi me tekstin apo ndonjë pyetje për skaletën, mund t’i drejtoheni Albanos, ama vetëm për këtë pjesë, ama asgjë më tepër, nuk lejohet. Kjo është përpjekja e fundit që ka bindur producenti regjisorin. Regjisori ka të drejtën se çfarë duhet të bëjë me këto role në këtë shfaqje. Si producent kërkoj impenjim dhe të gjithë bashkë t’a nderojmë Again. Ai që fiton ka një prej çmimeve më të mëdha që janë marrë deri tani, është një dhuratë e mirë”, tha Valeri.

Gjithashtu ai ndau edhe tre ndryshimet e roleve të shfaqs që do të realizojnë:

Narratori-Gloria

Marigo-Baby G

Tana-Ditea. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *