“Larje hesapesh” kështu e kanë cilësuar mediat greke ekzekutimin e 32-vjeçarit shqiptar Sidorel Prendi alias Roan Brahimi, një natë më parë në Athinë, ndërsa mbeti e plagosur bashkëshortja e tij 37-vjeçarja Katerina Beqo, ndërsa në makinë ndodhej edhe fëmija i tyre i vogël, i cili fatmirësisht nuk u lëndua.

Por ditën e sotme kanë dalë detaje të reja mbi viktimën, i cili mesa duket përveç emrit, bënte edhe një jetë të dyfishtë.

Lexo edhe :

Related Posts

Vizion Plus ka mësuar se përveç bashkëshortes që mbeti e plagosur  mbrëmjen e kaluar dhe djalit në makinë, 32-vjeçari kishte edhe një familje tjetër.

Rezulton se Sidorel Prendi ka një grua dhe dy fëmijë që jetojnë në Shqipëri.

Sidorel Prendi është një emër i lakuar i botës së krimit, ku “bëmat” e tij datojnë që prej 2014-ës, ku gjatë një atentati ju vranë dy kushërinjtë e tij Klodian Ndreca e Taulant Prendi dhe u plagos Aurel Prendi.

Ndërsa në vitin 2020 në lokalin e babait të tij persona të armatosur qëlluan me breshëri, por në atë kohë nuk pati të lënduar.

Ndërkohë që prej vitit 2021 Sidorel Prendi është shpallur në kërkim nga drejtësia shqiptare pasi akuzohet se bashkë me Ramazan Rrajan dhe Alesio Dobrozi hynë të armatosur në një lokal në Zejmen të Lezhës terrorizuan klientët dhe kërkuan pronarin.

Por Sidorel prendi alias Roan Brahimi njihej edhe si kundërshtar i Ervis Martinajt (i zhdukur pa gjurmë prej 9 gushtit 2022), madje akuzohet se ka marrë pjesë edhe në ekzekutimin e Brilant Martinajt dhe dy shokëve të tij në 17 korrik të vitit 2022.

Pavarësisht akuzave asnjëherë nuk u mësua e vërteta, pasi armiqtë e gjetën përpara policisë, ku edhe i morën jetën një natë më parë./vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *