Szymon Marciniak ishte protagonist në gjysmëfinalen Champions League mes Real Madrid dhe Bayern Munich, duke anuluar një gol të gjermanëve në limitet  lojës, pasi i ra bilbilit para se topi të shkonte në rrjetë.

Ai episod solli polemika të shumta dhe akuza të panumërta nga gjermanët, pasi ishte një episod që vulosi eliminimin e tyre nga Liga e Kampioneve.

Megjithatë, gabimet ndëshkohen dhe Marciniak me shumë gjasa do të marrë një dënim të ashpër për shkak të atij episodit.

“Daily Mail” raporton se ishte programuar që polaku të ishte bilbili në ndeshjen hapës të kampionatit europian mes Gjermanisë dhe Skocisë, por pas ndeshjes në “Satiago Bernabeu” nuk do të jetë ai që ka vënë drejtësi.

Vendimi i marrë në ndeshjen e Champions mund t’i kushtojë akoma dhe më shumë Marciniak, i cili me shumë gjasa mund të mos përfshihet fare në ndeshjet e Europian dhe ndeshjet e kësaj vere ti ndjekë nga shtëpia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *