Subscribe

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta së bashku me drejtues, anëtarë dhe simpatizantë të Partisë së Lirisë është nisur nga selia qëndrore në këmbë drejt “Rrugës së Shpresës”, zona ku banon ish-kryeministri Sali Berisha, i cili ndodhet në arrest shtëpie që prej 30 dhjetorit të vitit të kaluar.

Gjatë rrugës për të shkuar poshtë pallatit të Berishës Meta tha: “Po shkoj drejt legjendarit Sali Berisha, për të përshëndetur në emër të të gjithë shqiptarëve. Sot gjykova se duhet të isha dhe vetë poshtë pallatit të Berishës për të dhënë një mesazh të qartë se Berisha është atje për arsye për të liruar të gjithë shqiptarët.”

Lexo edhe :

Related Posts

Pse sot?

“Sot sepse sot u bëra president, sepse deri sot isha kryetar. Më duhet të bëhesha president i PL-së, që të shkoja te president ii përgjithshëm (i referohet Berishës)”, tha Meta për gazetarët.

Meta tha më herët se do të shkojë poshtë pallatit të Berishës për t’i shprehur udhëheqësit të burgosur të demokratëve se ata janë bashkë në betejën kundër Edi Ramës. Sot në Pallatin e Kongreseve u mbaj për rreth 6 orë Konventa e Partisë së Lirisë.

Në konventë sot u bënë  votimet për presidentin e Partisë së Lirisë. Në garën Ilir Meta dhe Faik Basha, Meta siguroi shumicën e votave, duke u bërë kështu President i Partisë së Lirisë.

Ilir Meta premtoi se do të jetë Partia e Lirisë e rithemeluar që do të largojë nga qeveria Edi Ramën. Të tijëve në konventën kombëtare u tha se tradhëtarët dhe ata që nuk sakrifikojnë për partinë janë të përjashtuar.

Gishtin e akuzës për gjendjen ku ndodhet sot Partia e Lirisë me vetëm katër mandate në parlament e drejtoi nga Lulzim Basha.

Kryetarin e Partisë Demokratike e akuzoi se bashkë me kryesocialistin Edi Rama bashkëpunoi për të fundosur ish Lëvizjen Socialiste për Integrim. Edi Ramën dhe Engjëll Agaçin i akuzoi si mafiozët e Shqipërisë./vizionplus.tv/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *