Ashtu sikur se pritej nga zgjedhjet sot në Konventën e Partisë së Lirisë, votuesit i besuan Ilir Metës postin e presidentit të Partisë së Lirisë. Meta ishte në garë me Faik Bashën.

Ai fitoi me 690 vota pro, Faika Basha mori vetëm 27 vota. Ndërkohë Ersia Xhixho u zgjodh zv. Presidente e Partisë së Lirisë. Xhixho mori 680 vota pro.

Ilir Meta premtoi se do të jetë Partia e Lirisë e rithemeluar që do të largojë nga qeveria Edi Ramën. Të tijëve në konventën kombëtare u tha se tradhëtarët dhe ata që nuk sakrifikojnë për partinë janë të përjashtuar.

Gishtin e akuzës për gjendjen ku ndodhet sot Partia e Lirisë me vetëm katër mandate në parlament e drejtoi nga Lulzim Basha.

Kryetarin e Partisë Demokratike e akuzoi se bashkë me kryesocialistin Edi Rama bashkëpunoi për të fundosur ish Lëvizjen Socialiste për Integrim. Edi Ramën dhe Engjëll Agaçin i akuzoi si mafiozët e Shqipërisë.

Me mbylljen e  konventës kombëtare, votimit të statutit të ri Partia e Lirisë nuk do të ketë më kryetar por president./vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *