Ditea në një bisedë me Baby G dhe Glorian ka ndarë detaje nga jeta e saj personale.

Ajo u shpreh se ka pasur një bashkëjetesë në Itali para disa kohësh, ndërsa momentalisht nuk ka një person në jetën e saj. Gjithashtu Ditea tha se në moshën 32 vjeçare do të donte të kishte një fëmijë.

“Unë jam person që  kur jam në një lidhje fokusohem shumë, përqëndrohem tek lidhja. Jam lodhur me njerëzit në përgjithësi dhe do doja të kisha një marrëdhenië tamam dhe të krijoja diçka. Unë e kam kaluar një lidhje të gjatë, kam kaluar dhe bashkëjetesën, por kam qenë e vogël, kur kam qenë në Itali. Tani mendoj është moment të kem një marrëdhënie tamam se do duhet që t’a njohësh pak personin, të bashkëjetosh, siç është Gloria një vit. Sa ti bëj unë këto gjërat shkoj 32 vjeç. Do të doja që rreth moshën 32 të kisha një fëmijë. Nuk dua t’a shty shumë pjesën e të pasurit një fëmijë”, tha Ditea. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *