Presidenti kinez xi Jinping e mbylli turin 5 ditor europian me vizitën në hungari, ku u prit me nderime ushtarake nga presidenti dhe kryeministri i vendit.

Takimet mes liderëve u mbyllën me nënshkrimin e 18 marrëveshjeve në fusha të ndryshme dhe një deklaratë e përbashkët e liderit kinez Xi jinping dhe kryeministrit hungarez viktor orban.

“Marrëdhëniet tona dypalëshe janë më të mirat që kanë qenë ndonjëherë në historinë tonë. Ne do të bëjmë çmos për të udhëhequr bashkëpunimin tonë drejt një rruge të artë, e cila na ndihmon të arrijmë qëllime më të larta”, tha Xi Jinping, president i Kinës.

Ndërsa kryeminsitri Viktor Orban theksoi rëndësinë e rritjes së investimeve kineze në vend.

“Kina është njëra prej shtyllave të rendit të ri botëror. Tregtia e dyanshme është katërfishuar në 20 vjetët e fundit, duke i shndërruar marrëdhëniet mes Pekinit dhe Hungarisë në një partneritet strategjik”, Orban.

Një nga projektet kyçe që liderët diskutuan gjithashtu është ndërtimi i hekurudhës, që do të lidhë Budapestin me Beogradin.

Vizita e parë e Xijinping në Evropë pas pesë vjetëve është cilësuar si pjesë e përpjekjeve të tij për ta rritur ndikimin e Pekinit në çështjet politike dhe ekonomike të kontinentit.

Orban ka thelluar marrëdhëniet me Kinën, në kontrast me pjesën tjetër të europës, e cila po mendon të bëhet më pak e varur nga ekonomia kineze, që renditet e dyta më e madhe në botë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *