Roan Brahimi
Roan Brahimi

Vrasja e Roanit Brahimit mbrëmjen e së enjtes në Athinë është qartazi një larje hesapesh dhe atentat i mirëorganizuar mafioz sipas policisë greke.

32-vjeçari nga Lezha, që njihej edhe me emrin Sidorel Prendi, u ekzekutua me armë brenda makinës së tij ku ndodhej me bashkëshorten e tij Katerina Beqaj.

Lexo edhe :

Related Posts

Atentati mafioz ndodhi në një zonë e populluar të Athinës, ku çifti kishte shkuar për të marrë fëmijën.
Të gjitha provat tregojnë se ai po ndiqej nga ekzekutorët, të cilët dyshohen të jenë vrasës me pagesë.

Dy autorët udhëtonin me një motor. Ata iu afruan makinës së viktimës dhe një prej tyre qëlloi disa herë drejt Brahimit, duke e lënë të vdekur në vend.

Dëshmitarët thanë se gjithçka ndodhi shumë shpejt.

“Dëgjuam të shtënat, menduam se ishin fishekzjarrë për Pashkë. Kur e kuptuam që diçka ndodhi, vrapuam, pamë makinën të parkuar në cep dhe gruaja e tij bërtiste “ndihmë, ndihmë”. Kishin ardhur për të marrë fëmijën,”

“Ishin dy të shtëna më duket, dukej si shpërthim dinamiti. U afrova dhe e pashë djalin të mbuluar me gjak”

“Dëgjova të shtënat, por kisha edhe radion hapur ku thuhej se lojtarët e Olimpiakosit po hynin në stadium dhe pyeta veten ‘a filluan fishekzjarrët që tani?”

“Unë dola në hyrje të dyqanit tim dhe pashë një grua që hapi derën e makinës dhe bërtet e vranë , e vranë, diçka e tillë. Nuk e vura re nëse kishte gjak. Pas makinës, dhjetë metra larg ndodheshin dy fëmijë të mitur të cilët i larguan. Nuk e di nëse ishin fëmijët e viktimës. Mirëpo, e mora vesh që edhe ata kishin ardhur për të marrë fëmijën e tyre.”

Sipas informacioneve të policisë, Brahimi nuk jetonte në Greqi por kishte shkuar për të festuar Pashkët dhe për të kaluar disa ditë me familjen në një shtëpi të marrë me qira.

Roan Brahimi nga fshati Pllanë i Lezhës, është një emër i njohur për drejtësinë shqiptare, pasi ai dyshohet se është i përfshirë në dy ngjarje të rënda: tek vrasja e Brilant Martinajt, kushëri i Ervis Martnajt, dhe në atentatin ndaj Ylli Ibraimajt, ku mbeti i vrarë Klisman Preci.

Edhe në vitin 2021 ai u shpall në kërkim, pasi së bashku me dy të tjerë shkaktuan terror në një lokal në Zejmen të Lezhës. Bashkë me Ramazan Rrajën dhe Alesio Dobrozin, ata u futën të armatosur me kallashnikov duke kërkuar pronarin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *