E shtunë, 26 Shtator 2026 Familja Kuqezi deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 15 minuta më parë
Vendi

“Pashë Dijonisin në ëndërr para se të ikte”, Elsa: Më tha që ëndrrat e mira dalin për keq

Elsa tregoi një ndodhi me Dijonisin, i cili një ditë më parë u largua nga “Ferma VIP”.

Ajo tha se e kishte parë në ëndërr dhe ia rrëfeu Dijonisit, i cili i kërkoi detaje. Këngëtarja i tha se ishte një ëndërr pozitive, por Dijonisi i shprehu se të tilla ëndrra në realitet rezultojnë negative.

“I thashë të kam parë në ëndërr natën. E kam parë njëherë në fillim, i thashë unë, e mban mend? Të kam parë edhe sonte. Si më ke parë më tha ai, i thashë nuk ta them dot, por të kam parë mirë. Ëndërrat e mira dalin për keq më tha ai”, tregoi Elsa.

Fermerët kanë shprehur keqardhjen e tyre për largimin e Dijonisit, i cili vendosi të largohet duke theksuar se nuk mundet të vijoj më tej këtë eksperiencë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Vizion Plus (@vizionplustv)

Vazhdo të lexosh