Mes batutave dhe të qeshurave, fermerët zhvillojnë provat për “Përralla nga e kaluara”

Fermerët, të ndarë sipas roleve nga regjisor Albano Bogdo dhe producent Valer Kolnikaj do të interpretojnë filmin “Përralla nga e kaluara”.
Ditën e sotme fermerët kanë patur disa pakënaqësive për ndarjen e roleve. Albano shkëmbeu rolin e Glorias me të Diteas, vendimi i regjisorit mërziti këtë të fundit. Por, pas disa diskutimeve, fermerët vendosën të bëjnë provat për filmin.
Gjatë provave nuk kanë munguar as batutat me njëri-tjetrin.
Baby G në rolin e Marigos dhe Buçko në rolin e Gjinos ishin fermerët e parë që nisën dialogun. Albano me batutë i thotë Baby G se po e konfuzon shumë Gjinon.
https://www.instagram.com/reel/C6R4EO5sFGC/?utm_source=ig_web_copy_link&igsh=MzRlODBiNWFlZA==
Provat vazhduan me Glorian dhe Renisin në rolin e Tanës dhe Vangjelit. Gjatë interpretimit të Renisit, Gloria “shpërtheu” në të qeshura.
https://www.instagram.com/reel/C6R6Gh6sGpy/?utm_source=ig_web_copy_link&igsh=MzRlODBiNWFlZA==




