Subscribe

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar një ditë pas protestës së Rithemelimit dhe Partisë së Lirisë, duke u shprehur se puna më e vështirë është ajo në shërbim të komunitetit.

Ndërsa inspektoi përfundimin e punimeve për asfaltimin e rrugës në fshatin “Gurrë të Vogël”, Veliaj nënvizoi se do të vijojnë investiemt në periferi.

Lexo edhe :

Related Posts

“Për vitin tjetër sfida duhet të jetë që njerëzit të hapin sytë dhe të shohin kush punon dhe kush hedh bomba. Duhet me u thënë kush i bën punët, shkollat dhe rrugët. Për molotovët, jepja shishen edhe budallait më të madh dhe ai e hedh. Kurse për të bërë ndonjë punë, për të kapur lopatë, për të kapur kazmën, për të kapur rulin, eskavatorin, është një çikë më e vështirë.”

Veliaj shtoi se me asfaltimin e rrugës, rritet edhe vlera e pronës në këtë zonë, duke marrë shembullin e fshatrave Qeha dhe Tagan.

“E pashë edhe kur bëmë rrugën në Qeha: erdhën gjithë investitorët e Tiranës, duan me qenë afër rrugës, me ajër të pastër dhe pamje të jashtëzakonshme. Në këtë sens, edhe këtu do të vijnë investitorët, kjo është e pashmangshme. Ndodhi në Qeha, ndodhi në Tagan.  Pra ku vjen rruga, vjen edhe zhvillimi.”

Projekti i përfunduar nga Bashkia e Tiranës përveç asfaltimit, ka bërë të mundur edhe rehabilitimin e akseve rrugore si dhe rikualifikimin urban të hapësirës së sheshit qëndror të fshatit./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *