Një aksident me dy të plagosur ka ndodhur në aksin rrugor Pogradec – Lin. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të ish stacionit të trenit ku një mjet tip Volvo është përplasur fillimisht me barrierat mbrojtëse të rrugës nacionale dhe me pas përplasja ka qenë më e fortë në anën tjetër të rrugës.

Për pasojë ka mbetur e plagosur drejtuesja e mjetit dhe pasagjerja që udhëtonte me të.

Sipas policisë drejtuesja e mjetit tip Volvo ka qenë duke udhëtuar me shpejtësi tej normave të lejuara duke kryer një manovër të gavuar që ka sjellë dhe përplasjen e plagosjen e dy personave.

Policia po heton për shkaqet e aksidentit. Duhet thënë se aksi Mëmëlisht – Lin është një aks me aksidente të shumta në shumicën e rasteve për shkak të shpejtësisë tej normave të lejuara.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *