Subscribe

Bullizmi, sidomos tek fëmijët po shkakton pasoja të rënda. Ky fenomen është i përhapur në shkollë, lagje apo kudo ku fëmijët janë prezentë, nën shoqërinë e njëri-tjetrit. Bullizimi tek fëmijët është për mënyrën se si vishen, si sillen, çfarë hanë e çdo gjë tjetër.

Për këtë temë u fol këtë të enjte në “Vizioni i Pasdites” me Brikena Priftin në Vizion Plus.

Adriatike Lami, specialiste në arsimin parauniversitar u shpreh se format e bullizimit janë shumë të ashpra, teksa shtoi se ndërhyrja nga personat e tjerë më të rritur është inekzistente.

Ajo shtoi se të gjithë njerëzit, sidomos fëmijët janë duke jetuar në epokën e bullizimit.

“Format e bulizmit janë shumë të ashpra. Për fëmijët e vegjël, njerëzit duhet të ndërhyjnë. Është e vështirë edhe ndërhyrja, sepse po të shohim të drejtat, nuk e dimë me kë është i shoqëruar. Unë kudo që ndodhem ,ndërhyj gjithmonë. Ne jemi një vend që e njohim njëri-tjetrin dhe ndërhyjmë, por në botë, ndërhyrja është e menjëhershme. Ne po jetojmë në epokën e bulizmit, sidomos për fëmijët e vegjël. Ajo që duhet të na shqetësojë ne është shfaqja e bulizmit në moshë të vogël, gjë që ndikon edhe në formimin e tij. Ajo për të cilën ka nevojë shoqëria është parandalimi dhe format e zbulimit. Këtu çalojmë ne sepse nuk jemi të përgatitur si ta zhbëjmë këtë dëm”, tha Lami.

Ndërsa Mirgit Vataj, i cili është kreu i urdhrit të punonjësve socialë deklaroi se më të përgjegjshëm janë moshat e mëdha, përfshirë këtu ata mbi 50 vjeç, që sipas tij nuk kanë informacione për termin e bullizimit.

Kur sheh që ka të rinj afër dhe nuk reagojnë, të vjen keq. Ne jemi shoqëri indiferente ndaj problemeve të të tjerëve. Ajo që të vjen keq është që më shumë ndërgjegjësim kanë ata që janë më të rritur që nuk e kuptojnë se çfarë është bullizimi. Të rinjtë janë indiferentë. Është një kulturë që normalizon dhunën dhe dëmton të tjerët”, tha Vataj./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *