Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
11 September 2026
Vizion fokus

Champions League nuk zhgënjen! United e Bayern shkëlqejnë, Como...

Grabiti 9 banesa në Austri, shqiptari dënohet me 6...

Nga “Seria D” në Champions! Fabregas shkruan historinë me...

Irani pretendon se goditi mjetin vëzhgues të SHBA-së në...

40 vjeç, por ende legjendë! Neuer shkruan historinë në...

Trump ndryshon qëndrim për luftën me Iranin: Mund të...

Anthropic bllokon përpjekjet për përdorimin e inteligjencës artificiale në...

Topi i Artë? Jo! Mbappe zbulon trofeun që dëshiron...

Zjarr në një anije mallrash në Kinë, 20 persona...

“Gjyqtari paguhet më shumë se Presidenti”, juristi: E trishtë...

DOSJA/ “Do festojë dhe policia”, dalin SMS-të mes Ervis Martinajt, Arben Ndokës dhe Shullazit për vrasjen e Durim Bamit

20 Maj 12:47

SPAK dha dje masat e sigurisë në lidhje me operacioni e fundit ku u kapen miliona euro pasuri ndaj disa grupeve kriminale si edhe para CASH të futura nëpër fuçia plastike në tokë.

Gazetarja e Vizion Plus Blerina Cene ka parë dosjen e SPAK në lidhje me operacionin e SPAK ku prokurorët radhisin provat e siguruara nga komunikimet në Sky ECC mes personazheve të njohur të krimit.

Lexo edhe :

Related Posts

Dalin SMS-të në SKY, Shullazi jashtë loje, Arben Ndoka flet me Avdylajt e Shijakut për vrasjen e Durim Bamit, Martinaj fshin kamerat në Fushë Krujë
Roli i “Manecit” dhe Gentian Bejtjes, si i shpëtoi Durim Bami për një fije “komandos” së dërguar nga Arben Ndoka dhe Avdylajt e Shijakut
SMS-të nga Dosja e SPAK, Shullazi-Arben Ndokës: Mos i trego Ervis Martinajt për mua
SMS-të në SKY, dalin BISEDAT mes Ervis Martinajt dhe Leonard Dukës pas ekzekutimit të Santiago Malkos
“Pas Durimit vrasim dhe Valterin”, dalin SMS-të mes Arben Ndokës, Shullazit dhe Arian Tukut para atentatit të bujshëm
“Po na ikën truri”, SMS-të në SKY zbulojnë pritën e Behar Bajrit ndaj Durim Bamit, vëllai i Enver Stafukës ofroi 200 mijë euro
“Rrofsh që vrave Santiagon, se do më ngelte në dorë...”, dita kur mori fund miqësia e “Mbretit” me “Princin”

Në njërin prej këtyre komunikimeve në SKY spikat ai mes Ervis Martinajt dhe ish-deputetit të PS, Arben Ndoka, të cilët flasin për ekzekutimin e Durim Bamit.

Në dosje theksohet se Arben Ndoka i siguron Martinajt se ka gjetur një “grup nga Kosova që të mbarojnë punë”, ndërkohë që Martinaj e siguron Ndokën se shpenzimet do t’i heqë.

Më tej Ndoka thekson se “ata duan vetëm një paradhënie për shpenzime fillestare si shtëpia, armë makina, por të mbarojnë punë”.

Sipas SPAK, ndërkohë që Martinaj dhe Ndoka sigurojnë infrastrukturën për vrasjen e Durim Bamit, Emiljano Shullazi merr informacione nga burgu për lëvizjet e tij. Shullazi komunikon me Marklen Hakën për vendndodhjen e Durim Bamit, ku në një moment e pikasin atë në zonën e Oxhakut në Tiranë.

“Për atë do të ëbjë edhe policia festë kur ta heqim, nuk merren me hetime me gjëra”, thekson në njërin prej komunikimeve Emiljano Shullazi ndaj Marklen Hakës.

“Mos i thuaj Vis Martinajt”

Ndërkohë që merr informacione nga Marklen Haka në lidhje me lëvizjet e Durim Bamit, Emiljano Shullazi ia komunikon ato ish-deputetit Arben Ndoka. Shullazi i shkruan Ndokës se “kam një njeri që më jep informacione për Durin (Durim Bamin)”, por nuk i thotë së bëhet fjalë për Marklen Hakën.

Ndërkohë, ndër të tjera, Shullazi i kërkon Ndokës që të mos flasë me Ervis Martinajn që kishin kontakt bashkë pasi sipas tij kjo do të dëmtonte planin për heqjen qafe të Durim Bamit.

Sipas informacioneve që merr Shullazi dhe ia kalon Ndokës, Durim Bami ka dy makina me të cilat lëviz. Njëra është një makinë e blinduar dhe tjera një Range Rover, me të cilën më pas do t’i bënin atentat.

“Mua më thanë që e kanë parë në Gjirin e Lalzit. Madje lëviz edhe nëpër Tiranë te bar A.. te Oxhaku e kanë parë. Lëviz lirshëm ai”, shprehet ndër të tjera Shullazi në lidhje me Durim Bamin.

Më herët, Shullazi i thotë Marklen Hakës se Redjan Rraja që është në burg flet me të tjerët dhe thotë se “Durim Bami është më i forti në Fushë Krujë”, ndërsa ndër të tjera kërkon edhe angazhimin e Albert Zajes për ekzekutimin e Bamit.

“Ngreje pak atë Bertin se aty te bilardoja ja gjen terëzinë se s’ka kamera”, thuhet ndër të tjera në dosjen hetimore të SPAK.

Pas Durimit vrasim dhe Valterin

Proukurorët e SPAK kanë zbuluar edhe biseda mes Arian Tukut dhe ArbenNdokës në lidhje me vrasjen e Durim Bamit, por edhe të Valterit, vëllait të tij. Mes të tjerash, Tuku i thotë Ndokës në një bisedët të bërë në korrik 2020, se “me kismet zotit, bëjmë pastrim total deri në shtator dhe ua shuajmë rracën” duke iu referuar Durim dhe Valter Bamit. Tuku thotë se duhet që pas Durimit të ekzekutohet deh Valter Bami pasi “mund të marrë azil diku dhe zhduket”./vizionplus.tv

Posted Under:
Aktualitet Kryesoret Vendi
Tagged:
Arben Ndoka Durim Bami ervis martinaj

Nga e njëjta kategori

Champions League nuk zhgënjen! United e Bayern shkëlqejnë, Como surprizon

më shumë...

Grabiti 9 banesa në Austri, shqiptari dënohet me 6 vite burg

më shumë...

Zjarret në Shqipëri, Ministria e Mbrojtjes: 7 vatra ende aktive, ja zonat më të rrezikuara

më shumë...

“Gjyqtari paguhet më shumë se Presidenti”, juristi: E trishtë që drejtësia të bojkotohet vetëm për pagat

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

11:15

Champions League nuk zhgënjen! United e Bayern...

10:48

Grabiti 9 banesa në Austri, shqiptari dënohet...

10:32

Nga “Seria D” në Champions! Fabregas shkruan...

10:30

Nga ngjyra e dyerve te ndalimi i...

10:23

Irani pretendon se goditi mjetin vëzhgues të...

9:56

40 vjeç, por ende legjendë! Neuer shkruan...

9:49

Mpiksja e gjakut në krah, gjithçka që...

9:42

Trump ndryshon qëndrim për luftën me Iranin:...

9:35

Anthropic bllokon përpjekjet për përdorimin e inteligjencës...

9:22

Pyetje të thjeshta që zbulojnë menjëherë një...

8:59

Topi i Artë? Jo! Mbappe zbulon trofeun...

8:57

Zjarret në Shqipëri, Ministria e Mbrojtjes: 7...

8:39

Zjarr në një anije mallrash në Kinë,...

8:25

“Gjyqtari paguhet më shumë se Presidenti”, juristi:...

8:20

NATO shkatërron operacionin sekret rus

7:49

Harta e re që “ndezi” protestat, Mazniku:...

7:38

Sulm me thikë në Londër, plagosen katër...

7:07

Përmbytjet në Durrës, banorët e ish-Kënetës në...

6:54

Zjarri në Çërrilë, vijon ndërhyrja nga ajri...

6:46

U kallëzua në SPAK, ministri i Financave...

Më të klikuarat

  • Tmerr në mes të restorantit, avokati tenton të vrarë ish-gru...
  • “Kredi me interes zero për shtëpitë nën 60 mijë euro...
  • Kapen dy autobusë me mish e peshk të kontrabanduar nga Greqi...
  • Kush është “gruaja e bletëve”, që u arrestua bashkë me bashk...
  • U kallëzua në SPAK, ministri i Financave publikon pagat: Ja...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.