E enjte, 8 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:00 Në vijim ora 13:00: Hakmarrja e Trëndafilit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Megaoperacioni i SPAK, gjykata lë në burg 4 anëtarë të grupeve kriminale, sot vendimi edhe për Shullazin

Gjykata e Posaçme ka caktuar masën “arrest në burg”  për Besian Xhixhën, Enver Divën, Gjergj Cukalin dhe Albert Zajën. Kursve Emiljano Shullazin, vendimi do jepet në orën 14:00.

Ndërkohë, një ditë më parë u njohën me masën e sigurisë arrest në burg 9 anëtarë të tjerë, mes tyre Naim Stafuka, vëllai i Enver Stafukës, i cili u rrëmbye në shkurt të 2015 në Fushë-Krujë dhe që atëherë rezulton i zhdukur. Viktor Ymeraj i njohur si “Tori i Xhihanes”, si pjesë e grupit të Shullazit rezulton se bashkëpunoi me Vis Martinaj për vrasjen Durim Bamit. Një ditë më parë u burg u la edhe Mir Brryli miku e bashkëpunëtori i Pëllumb Gjokës i arrestuar nga Metamofroza.

Në kuadër të operacionit të SPAK u sekuestruan 50 urdhër arreste për 7 grupe kriminale. Nga këto 14 u ekzekutuan brenda vendit, ndërsa 6 të tjera jashtë, 2 në Itali, 1 në Gjermani, 1 në Spanjë dhe 2 në Belgjikë. 30 të tjerë janë ende në kërkim, mes tyre edhe ish-deputeti i PS, Arben Ndoka. /vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë