Këngëtarja Baby G, e cila ka rrëmbyer zemrat e të gjithëve me sjelljen e saj në “Ferma VIP” por edhe me shqipen e saj jo dhe aq të qarë, sot na ka treguar më shumë për veten e saj.

Në një bisedë me Albanon, ajo thotë se kur vjen në Shqipëri, e acaron shumë fakti kur dikush thotë mos e bëj diçka se dalim si katundarë.

Këngëtarja shton se edhe pse ajo është rritur në Angli, vetë është nga fshati dhe shton se katundarët i pëlqejnë, ndonëse është kurioze se si bëjnë ata që përdoret ky term.

“Në Shqipëri ka shumë njerëz që dinë anglisht. Por një gjë që nuk më pëlqen në Shqipëri është ajo kur thonë që kjo gjë nuk bëhet këtu se dalim si katundarë. Edhe pse unë kam jetuar në Angli, por unë jam nga një fshat dhe është ofentim ti thuash dikujt katundarë. Si bëjnë katundarët që njerëzit nuk i kanë qejf? Se mua më pëlqejnë”, tha Baby G.

Por Albano i tha se gjatë kohës që ka dëgjuar këtë togfjalësh është shoqëruara me njerëz të gabuar.

Ke ndenjtur me njerëz të gabuar. Po të rrish me mua gjithë ditë, 30 vjet nuk do e dëgjosh atë fjalë, mos e bëj këtë se dukemi keq, aq më tepër dukemi si katundar”, tha Albano./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *