Pas ndryshimit të roleve nga Albano, Ditea është prekur.

Ajo vendosi të heq dorë nga marrja pjesë në filmin “Përralla nga e kaluara” si dhe ka “shpërthyer” në lot. Albano ka shpjeguar se pse e bëri këtë ndryshim dhe ka shprehur opinionet e veta si regjisor pse Ditea duhet të bëj rolin e narratorit

Pjesë nga biseda:

Ditea: Me thënë të drejtën kam shumë respekt për veten, kam shumë respekt për ju të gjithë, por nuk e bëj. Të krijohet një rol ekstra për mua nuk më duket shumë e nevojshme duke qenë se ka personaz plot aty brenda. Sikur edhe një fjali të thoja unë do isha shumë më e lumtur dhe do dilja si zonjë. Po të kaloj unë nga hidh topin këtej, hidh topin andej se mban Ditea këtë nuk e pranoj. Nuk t’a pranoj as ty që ti e di sa xhan të kam.

Albano: Kjo gjëja t’u duk si 14 vjeç dhendër ty? T’u duk për të qeshur? Këtë dua të nxjerr unë mendon ti? Jo dhe ti e di shumë mirë që unë jam më i aftë se kaq. Narratori është gjëja që i lidh të gjithë. Hiqi nervat dhe më dëgjo një sekond. Shiko si është fjalia e parë, madje për ty do e bëj më të bukur dhe të mençur si rol. Me Baby G do e lija thjesht me faktin që  nuk fliste mirë shqip. Ti do e bësh edhe për të qeshur edhe sarkazëm të hollë. Më beso se u mendova pesë orë. Nuk ke fare besim tek vëllai jot?

Ditea: Ti duhet të kuptosh një gjë

Albano: Doja të jepja një shembull që ja ku e keni nuk kërkoi asnjë rol dhe mund t’i bënte të treja edhe narratorin edhe Marigon edhe Tanën. Dhe do japim këtë shembull tani në mënyrë të shkëlqyer

Ditea: Po se e kupton ti, po se kuptojnë njerëzit këto gjëra

Albano: Nëse nuk i kuptojnë njerëzit këtu e kuptojnë të gjithë ata tjerët

Ditea: Po ça thua. A thua se jemi jashtë ne dhe jemi duke bërë një shfaqje. Këtu brenda që unë jam në shënjestër nga të gjithë. Që ju bëhet qejfi për çdo gjë të keqe që mund të ndodhë këtu brenda dhe nuk e them për tu mburrur, por e ndjej se nuk jam idjote

Albano: Shumë mirë! E di kush është gjëja më e mençur që mund të bësh është të qetësohesh 10 minuta dhe të kuptosh sa super rol të mrekullueshëm të pret. E hap shfaqen e shpjegon të gjithën dhe e mbyll pastaj me një super fjalim. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *