Spektaklin e kaluar, Agai dënoi Florin, Marianën, Albanon dhe Çiljetën për thyerje rregullore në “Ferma VIP”.

Ata duhet të qëndronin tek shtëpia e “Fakirit” deri ditën e hënë. Por, për arsye se katër të dënuarit janë sjellë shumë mirë dhe kanë respektuar kufizimet që iu thanë në spektakël, Agai mori një vendim. Ai ka vendosur të përfundojnë dënimin 4 fakirët dhe të rikthehen tek fermerët e tjerë.

“Fermerë ju kam vëzhguar me shumë kujdes. E vlerësova dedikimin e regjisor Bogdos në audicione, ndarjen e roleve dhe punën e aktorëve. Vlerësova edhe përkushtimin e fermerëve, Mariana, Çiljeta, Flori për performancë sa më të mirë. Kam marrë një vendim, për sjellje të mirë dënimi i katërshes tek shtëpia e “Fakirit” përfundon tani. Unë e mbajta fjalën, por bëni kujdes të gjithë. Në raste të tjera thyerje rregullash nuk do të jem më kaq i butë. Agai”, lexoi në zarf Ditea./vizionplus.tv

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *