E enjte, 8 Tetor 2026 Trazira në Parajsë deri në 14:00 Në vijim ora 14:00: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Ylli i TikTok-ut ekzekutohet me armë zjarri jashtë shtëpisë në Irak, pamjet nga momenti i vrasjes

Influencerja e njohur e TikTok-ut në Irak ka humbur jetën në mënyrë tragjike.

Mediat e huaja raportojnë se ylli i TikTok-ut Gufran Sawadi, e njohur me emrin Umm Fahad, është vrarë me armë zjarri nga një person ende i paidentifikuar.

Reklamë

Influencerja u ekzekutua me armë zjarri jashtë banesës së saj. Sulmi ndodhi mbrëmjen e së premtes në lagjen Zayouna, në lindje të Bagdadit dhe e gjithë skena u regjistrua nga kamerat e sigurisë në zonë.

Reklamë

Video tregon autorin e armatosur, i cili  qëllon drejt yllit të TikTok-ut. Pamjet u konfirmuan nga burime të sigurta të policisë së Bagdadit për CNN.

Sawadi ndante në TikTok video duke kërcyer. Në të kaluarën, këto video janë konsideruar të papërshtatshme nga autoritetet gjyqësore në Irak.

@om.fahd9معليكم بلكفشهًً ????????????????????????????????♬ الصوت الأصلي – om.fahd9

Në të kaluarën TikTokerja u dënua me gjashtë muaj burg për veprën penale të “prodhimit dhe publikimit të videove që përmbajnë shprehje të turpshme dhe të pahijshm , shkelje të mirësjelljes dhe moralit publik”, sipas një deklarate nga gjyqësori i Irakut./vizionplus.tv/

Vazhdo të lexosh

Reklamë