E enjte, 8 Tetor 2026 Te Paekpozuarit (Live) deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

“Pa numër identifikimi”, Korreshi denoncon policët e maskuar në protestë: Tregojnë allatet, si Adi Hila apo Ergys Agasi

Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka denoncuar nga protesta pranë Parlamentit praninë e efektivëve të policisë me maska dhe pa numra identifikimi.

Korreshi publikoi edhe një fotografi të njërit prej efektivëve, për të cilin pretendoi se ka ofenduar dhe sharë protestuesit gjatë protestës.

Reklamë

VIDEO – Korreshi denoncon policët në protestë

Deputeti demokrat kërkoi që persona të tillë të mos jenë pjesë e radhëve të Policisë së Shtetit, duke kritikuar sjelljen e efektivëve dhe mungesën e identifikimit.

Reklamë

“Këta nuk kanë as numër identifikimi, pastaj ka edhe një surrat këtu që shan protestuesit dhe i tregon allatet. Se i ka allatet si Adi Hila apo Ergys Agasit, por policia nuk mund të bëjë kështu halerash dhe pa identifikimi”, deklaroi Korreshi.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.