E diel, 22 Nëntor 2026 E-Zone deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 8 minuta më parë
Politikë

Dita e Alfabetit/ Rama kritika të rinjve për shkurtimin e fjalëve: Gjuha e shkruar fillon dhe tkurret

Kryeministri Edi Rama ka ngritur shqetësimin për përdorimin gjithnjë e më të shpeshtë të shkurtimeve në komunikimin e të rinjve, duke paralajmëruar se kjo praktikë rrezikon të varfërojë gjuhën shqipe dhe të tkurrë fjalorin e përdorur në komunikimin e përditshëm.

Gjatë një takimi në Europe House në Manastir, me të rinj nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Presheva, si dhe me rektorë e përfaqësues të universiteteve, Rama u ndal te rëndësia e gjuhës shqipe si pjesë themelore e identitetit kombëtar.

Ai theksoi se për gjuhën shqipe janë bërë sakrifica të jashtëzakonshme dhe se ajo duhet të ruhet, të kultivohet dhe të pasurohet nga brezat e rinj.

“Nën kërcënimin e kohës kur të rinjtë shkruajnë me shkurtime dhe harrojnë se fjalët në atë mënyrë fillojnë edhe dobësohen dhe treten, gjuha e shkruar fillon edhe tkurret dhe zhduken shenjat e pikësimit, për të cilat është bërë përpjekje e madhe, dhe pak nga pak fjalori kthehet në një territor të kufizuar, ku me 200-300 fjalë ndërtohet komunikimi mes njerëzve”, u shpreh Rama.

Reklamë

Kryeministri e cilësoi shqipen si një pasuri që duhet mirëmbajtur dhe pasuruar vazhdimisht, duke nënvizuar se ruajtja e saj është e lidhur drejtpërdrejt me identitetin e shqiptarëve.

“Shqiptarët duhet të kuptojnë se pa gjuhën ne thjesht nuk jemi”, theksoi Rama.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.