E diel, 22 Nëntor 2026 E-Zone deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 14 minuta më parë
Ekonomi

Credins Bank, nga pagesat digjitale, shërbimet on-line, SoftPOS-i! Lehtësitë për klientët

Digjitalizimi i pagesave po krijon mundësi të reja për bizneset dhe konsumatorët, duke e bërë procesin e shitblerjes më të shpejtë, më të thjeshtë dhe më të sigurt.

Credins Bank po zgjeron ofertën e saj të shërbimeve digjitale përmes Credins e-Commerce, SoftPOS, Apple Pay dhe Google Pay, mundësi këto që  synojnë të lehtësojë pranimin dhe kryerjen e pagesave elektronike.

Marsela Kushta, Drejtore e Drejtorisë se Zhvillimit te Instrumenteve te Pagesave Elektronike dhe njëherazi dhe zv. Drejtore e Departamentit të Kartave në Credins Bank gjatë një interviste në emisioni e-ZONE në Vizion Plus evidentoi avantazhet, që të ofron teknologjia si dhe investimet, që Credins Banka ka bërë në këtë drejtim

“Përmes Credins e-Commerce, bizneset mund të pranojnë pagesa me karta në faqet e tyre të internetit dhe platformat online, në çdo kohë, 24 orë në ditë. Platforma ofron mundësi të ndryshme integrimi, përfshirë API, plug-ins, One Click Payment dhe PayByLink, si dhe mbështet pagesat në lekë dhe euro. Bizneset mund të monitorojnë transaksionet në kohë reale, të menaxhojnë rimbursimet e plota ose të pjesshme dhe të anulojnë pagesat. Një tjetër zgjidhje është SoftPOS, teknologjia, që e kthen një telefon Android me NFC në terminal pagese. Përmes aplikacionit të dedikuar të Credins Bank, bizneset mund të pranojnë pagesa pa kontakt me karta Visa dhe Mastercard, si dhe përmes kuletave digjitale, pa pasur nevojë për një pajisje fizike POS shtesë. Kjo zgjidhje është veçanërisht e përshtatshme për bizneset e vogla dhe të mesme, profesionistët e lirë, taksitë, shërbimet e shpërndarjes dhe aktivitetet, që operojnë në terren”, sqaroi Kushta.

Reklamë

Teksa teknologjia është bërë pjesë e përditshmërisë tonë, Credins Bank ofron lehtësi për pagesat, pa patur nevojë për përdorim të kartës fizike, por duke ofruar paralelisht edhe sigurinë e nevojshme.

“Apple Pay dhe Google Pay mundësojnë përdorimin e kartave bankare përmes telefonave dhe pajisjeve smart. Klientët e Credins Bank mund të kryejnë pagesa në dyqane fizike, aplikacione dhe platforma online, pa pasur nevojë të përdorin kartën fizike. Siguria mbështetet në teknologjinë e tokenizimit, e cila zëvendëson të dhënat reale të kartës me një identifikues unik digjital, si dhe në mekanizmat e autentikimit të pajisjeve. Përdorimi i Apple Pay dhe Google Pay ofrohet pa kosto shtesë për klientët e bankës”, tha Kushta në Vizion Plus.

Ndërkohë SoftPOS-i është një aplikacion që konsiderohet një nga zhvillimet me interesante te teknologjisë se pagesave, i cili edhe pse i ri ne tregun shqiptare ka filluar te ndryshoje konceptin tradicional te pranimit te pagesave me karte.

Sipas Kushtës, nëse deri sot bizneset kishin nevoje për një terminal fizik POS për të pranuar pagesa elektronike, përmes teknologjisë SoftPOS,  një smartphone mund te shndërrohet në një terminal pagese.

Përmes këtyre zgjidhjeve, Credins Bank synon të mbështesë transformimin digjital të bizneseve, të rrisë përdorimin e pagesave elektronike dhe të ofrojë më shumë komoditet dhe siguri për konsumatorët.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.