E shtunë, 21 Nëntor 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 1 sekondë më parë
Ekonomi

FMN vlerëson pozitivisht ecurinë e ekonomisë shqiptare, rritjen ekonomike dhe uljen e borxhit publik

Misioni i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka përfunduar vlerësimin periodik të Shqipërisë për vitin 2026, lidhur me ecurinë e treguesve makroekonomikë dhe fiskalë.

Ministri i Financave, Petrit Malaj, pas takimit me përfaqësuesit e misionit të FMN-së, bëri të ditur se vlerësimi evidenton tri zhvillime kryesore pozitive të ekonomisë shqiptare që konsiston në rritjen e fortë ekonomike, uljen e borxhit publik dhe mbajtjen nën kontroll të inflacionit.

Sipas ministrit Malaj, këta tregues dëshmojnë për një ekonomi më të qëndrueshme dhe më të përgatitur për t’u përballur me goditjet e mundshme nga jashtë.

Ministria e Financave do të vijojë të ndjekë politika fiskale të kujdesshme, duke synuar një shpërndarje më të drejtë të shpenzimeve buxhetore dhe avancimin e reformave ekonomike e financiare që mbështesin procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Vlerësimi i FMN-së riafirmon rëndësinë e ruajtjes së stabilitetit makroekonomik dhe vijimit të reformave për zhvillimin e qëndrueshëm të vendit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.